(E plotësuar) Përkundër motit të ligë që po mban në qytetin Racife, ku rrugët janë të bllokuara nga uji, ndeshja ndërmjet kombëtares së SHBA-ve dhe Gjermanisë do të zhvillohet.




Ndeshja do të fillojë nga ora 18:00.
 

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë gjatë natës dhe kanë vazhduar gjatë ditës, kanë bërë që qytetin Recife, qytet ku do të zhvillohet ndeshja e vlefshme për grupin G, ndërmjet SHBA-ve dhe Gjermanisë, të mbulohet nga uji.




Sipas raporteve që vijnë nga Brazili, rrugët e këtij qyteti gjatë gjithë ditës ka qenë pothuajse të bllokuara, dhe është në rrezik zhvillimi i ndeshjes SHBA- Gjermani.




Megjithatë, si duket FIFA ka vlerësuar të mirë gjendjen e terenit ku do të zhvillohet ndeshja, duke deklaruar se reshjet nuk do të bëjnë që të shtyhet ndeshja./Indeksonline/


SSSA
ASS
SSSA
ASS