Prezantuesja e Fox News Channel, Megyn Kelly, një figurë e njohur e formacionit të kanalit kabllor amerikan, ka vendosur të largohet nga Fox dhe t’i bashkohet gazetarëve të NBC News, ku ajo do të ketë mundësinë të prezantojë, midis të tjerash, edhe një shfaqje të përditshme televizive të lajmeve.


Kelly gjithashtu do të jetë prezantuese e një show lajmesh çdo të dielë mbrëma dhe do të marrë pjesë edhe në programacionet speciale kushtuar politikës si dhe në të tjera mbulime e raportime të eventeve madhore, sipas deklaratës së NBC News.


“Pas më shumë se një dekade këtu në Fox News, kam vendosur të ndjek një aventurë të re. Ishte një vendim i vështirë për mua, sepse e dua këtë show, stafin tonë, grupin, kolegët e mi dhe ju, që më keni shkruar letra të bukura, duke pyetur për fëmijët e mi, e madje edhe ata që kanë kritikuar shumë rrallë në Twitter, raportimin tonë të një ngjarjeje apo një debat presidencial.”



Fox News është një njësi e korporatës multikombëtare të Rupert Murdoch, 21st Century Fox Inc.


Ndërkohë që NBC News është në zotërim të Comcast Corp. Kelly ju bashkua Fox në vitin 2004, si një korrespondente për Uashingtonin, përpara se ajo të bëhej prezantuese e “The Kelly File”.


Viti 2016 ishte një vit i dalluar për të, pas gazetarja pushtoi titujt kryesorë, për shkak të debateve të ashpra mes saj dhe presidentit të zgjedhur Donald Trump, gjatë debateve presidenciale. Republikani e ka akuzuar atë vazhdimisht si të padrejtë, por kjo duket se nuk ka ndikuar në popullaritetin e Kelly-t.


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter