U çel mbrëmë në Teatrin Kombëtar edicioni i parë i Festivalit të Teatrit Profesionist Ballkanik, i cili nga data 1deri më 7 shtator do të ngjisë në skenë kryevepra teatrore që mbajnë firmën e autorëve të njohur botërorë. Ballkani do të bashkohet në
Tiranë këtë herë nëpërmjet teatrit, ku regjisorët dhe artistët do të do të ndërthurin në kryeqytetin shqiptar etnitë, kulturën, zhanret, dhe nivelin artistik. Festivali vjen si nismë e regjisorit të njohur Gëzim Kame. Tragji-komedia Gjashtë personazhe kërkojnë autor, hapi këtë festival, duke startuar dhe i pari festival i këtij lloji në vendin tonë. Vepra vjen me regji i të Mehmet Xhelilit, i cili para publikut së bashku me kastin e aktorëve përcolli vlera artistike dhe emocione. Për regjisorin ky festival është një gjetje shumë e mirë dhe një manifestim i vlerave kulturore të Ballkanit.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"