LRI konsulton me shoqërinë civile projektligjin për vullnetarizmin

LRI organizoi konsultim publik me shoqërinë civile mbi projektligjin për vullnetarizmin të propozuar nga LSI (2)TIRANË, 25 Nëntor /ATSH/ -Lëvizja Rinore për Integrim organizoi sot një konsultim publik me organizatat e shoqërisë civile mbi projektligjin për vullnetarizmin të propozuar nga LSI.

Një nga nismëtaret e projektligjit, deputetja Kejdi Mehmetaj, gjatë bashkëbisedimit tha se nisma synon të nxisë shoqërinë për të qenë më aktive dhe për të qenë vullnetarë edhe në shërbim të atyre që kanë nevojë.

"Kjo nismë konkretisht mund të jetë një ligj për vullnetarizmin por në thelb ka një strategji të tërë që shërben për të nxitur vullnetarizmin si një aksion pozitiv, jo vetëm te të rinjtë, por edhe të gjithë qytetarëve në shërbim të komuniteteve ku ne jetojmë. Ky ligj është një instrument i parë për ta formalizuar dhe nxitur të gjithë marrëdhënien, por në të vërtetë bëhet fjalë për të nxitur shoqërinë për të qenë qytetarë më aktivë dhe për të qenë vullnetarë edhe në shërbim të atyre që kanë nevojë për ne dhe për punën tonë", tha ajo.

Ndërsa kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari u fokusua tek nevoja për të pasur konsultime më të gjera me publikun, jo vetëm për projektligjin në fjalë, por edhe për nisma të tjera.

"Ne kërkojmë një rini aktive, kërkojmë një rini të arsimuar që të jetë e aftë të përballet me tregun e punës, por nga ana tjetër kemi detyrë morale t'i japim kësaj rinie atë çka meriton. Ky projektligj është në vijueshmërinë e disa reformave që ne do të ndërmarrim për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë", deklaroi Braimllari.

LRI organizoi konsultim publik me shoqërinë civile mbi projektligjin për vullnetarizmin të propozuar nga LSI (4)I pranishëm në këtë tryezë konsultimesh, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi u shpreh se ishte i lumtur që ky projektligj po mbështetej kaq shumë nga të rinjtë.

"Është shumë e nevojshme që ta fusim diskutimin për vullnetarizmin në çdo aspekt të rinisë shqiptare. Bërja e ligjit nuk do të thotë se e bën rininë shqiptare më shumë vullnetare, se realisht mundet me ligj që rinia shqiptare të jetë më vullnetare. Por, bërja e ligjit tregon një vullnet politik dhe institucional, për të pasur mundësi që ne të kemi një rini aktive", theksoi ai. /b.k//m.m/