Meksika fiton edhe ndaj Koresë së Jugut dhe tashmë është shumë pranë kalimit në ruandin e 1/8-ave të Kupës së Botës.


Përfaqësuesja Tricolor e drejtuar nga kolumbiani Juan Carlos Osorio, pas suksesit ndaj Gjermanisë u konfirmua si nga skuadrat më të forta të grupit F dhe tashmë kryeson e vetme me pikë të plota 6.


Në Rostov Arena vendosën golat e dy sulmueseve me shumë eksperiencë si Carlos Vela dhe Javier Hernandez ndërsa finalizimi fantastik Son Heung-min nuk u mjaftoi koreano jugorëve të cilët pësuan humbjen e 2-të në grup këtë herë me rezulatin 2-1 dhe janë pothuajse të eliminuar nga Botërori.



Ishte një ndeshje në të cilin ritmin e diktonte Meksika që e kërkoi me ngulm golin derisa sa e gjeti atë me një penallti të akorduar nga gjyqtari Mazic për një prekje të topit me dorë brenda zone dhe të kthyer në gol nga Carlos Vela.


Në minutën e 66-të sulmuesi i West Ham Chicarito shënoi një gol me peshë duke dyfishuar shifrat dhe duke vulosur fitoren e Meksikës.


Goli i nderit për Korenë e Jugut u realizua nga ylli i skuadrës Son në minutat shtesë dhe ishte një supergol, por që ishte shumë vonë për të ndryshuar fatet e këtij takimi.


23 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)