Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.1 ballë ka goditur Meksikën jugore. Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin e vendit. Tërmeti fillimisht u raportua i madhësisë 7.4.


Mijëra njerëz u panë të iknin nga shtëpitë e tyre të frikësuar, tha një dëshmitar okular për Reuters.


Monitorët e kompjuterëve u rrëzuan, fotografitë ranë nga muret dhe objektet e tjera lëvizën nga vendi. Dhjetëra e qindra punonjës u fshehën nën tavolinën e zyrës së tyre.


Tërmeti ka shkaktuar dëme serioze në Mexico City, ku stacionet televizive lokale transmetojnë imazhe të fasadave të ndërtesave të shembura dhe rrugëve të mbushura me mbeturina.


Bursa në kryeqytetin e Meksikës njoftoi se pezullon tregtimin për shkak të tërmetit.


Tërmeti i së martës goditi vetëm disa orë pasi shumë vetë përkujtuan tërmetin tragjik të vitit 1985, i cili vrau më shumë se 5.000 njerëz në Mexico City.







/Ora News.tv/


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter