Mel Gibson braktis Hollywood-in për të udhëtuar në Australinë e largët ku e pret krahëhapur ish- bashkëshortja Robyn.

Sipas “Daily Mail”, Gibson ka shitur vilën e tij në Connecticut dhe do bëjë të njejtën gjë me atë në Malibu pasi planifikon të largohet nga SHBA. “Robyn i ka thënë se duhet ta gjejë paqen në fermën e saj. Ajo do t’i qëndrojë në krah bashkë me fëmijët”, thotë një mik i familjes.

Ndërkohë, cështja e Gibson po merr përmasa politike në SHBA pasi aktori dhe regjisori dhunoi fizikisht e verbalisht ish të fejuarën Oksana Grigorieva.

“Lajmi i mirë për Mel Gibson është se dita e gjykimit për krijuesin e ‘Pasioni i Krishtit’ erdhi në të njëjtën kohë më fundin e të djathtës së krishterë”, shkruan në gazetën New York Times” editorialisti i njohur Frank Rich.