Mel Gibson festoi 60-vjetorin e lindjes, ndërsa shumë prej këtyre viteve i ka kaluar si protagonist në ekranin e madh. Ai u bë i njohur për herë të parë në vitin 1979 kur u përzgjodh për të interpretuar në rolin e Max Rockatansky, në filmin Mad Max. Por fama e tij arriti majat me filmin Arma vrastare në vitin 1987.  Ndërsa në 1993, ai fitoi cmimin Oscar për regjinë më të mirë dhe filmin me të mirë me “Braveheart”.


Mel Com-Cille Gerard Gibson është me origjinë irlandeze. Gjatë karrierës së tij artistike ai ka interpretuar në zhanre të ndryshme të kinematografisë nga aksioni, tek aventuara e drama deri tek rolet romantikë dhe tragjikë, me një lehtësi të madhe. Mes personazheve të interpretuar prej tij do të veçojmë atë në rolin e gazetarit në filmin “The Year of Living Dangerously”. Tek ky rol Mel Gibson gjen vetveten, duke u shprehur se është i vetmi që i ka mbetur në zemër pas portretizimit të policit të çmendur tek Arma vrastare.


Filmi i tij Pasioni i Krishtit korri një sukses të madh por u shoqërua edhe me polemika të shumta, lidhur me akuzat për fondamentalizmin katolik. Por famën e tij vitet e fundit e zbehën disa incidente në jetën e tij private, nga arrestimi për shkak se i jepte makinës në gjendje të dehur e deri tek deklaratat e tij anti-semitizmit. Gibson nuk është më dhe aq popullor pas filmit të tij të fundit si regjisor, ndërsa iu është kthyer sërish filmave aksion, të cilët i dhanë suksesin në botën e Hollywood-it.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter