Një hipnotizues nga Australia pohon se Mel Gibson po mëson sekretet e hipnozës.

Aktori 54 vjecar ka kaluar 10 ditë me australianin Rick Collingëood, i cili njihet për vetitë e tij hipnotizuese. “Mel më bëri një ftesë dhe qëndrova me të për 10 ditë duke i mësuar disa teknika. Ai ka sy blu dhe kjo është një gjë e mire. Ai mund të bëhet një hipnotizues i shkëlqyer”, shprehet Rick, i cili është edhe mik i ngushtë me vëllain e aktorit, Chris.

Por gjithësesi, Rick nuk di të thotë nëse Mel është i vendosur ta përdorë teknikën e hipnotizimit. “Ai donte ta mësonte thjesht për kuriozitet. Unë mendoj se ai është i interesuar për mendjen dhe qënien njerëzore”, shton hipnotizuesi.