Mel Gibson eshte shfaqur per here te pare ne publik me te dashuren ruse, Oksana Grigioieva.

Kane mjaftuar dy jave nga kerkesa e bashkeshortes Robin per divorc, qe aktori i “Lethal Weapon” te dale i shoqeruar nga e popstari, ne tapetin e kuq gjate premieres se filmit “Wolverine” ne Grauman's Chinese Theatre ne Hollivud mbremjen e djeshme.

“Ata erdhen te qete, sikur nuk deshironin te terhiqnin vemendjen, edhe pse Mel dukej komod. Oksana dukej e mrekullueshme me fustanin e zi”, ka thene nje burim. 53-vjecari, i kapur per dore me Oksanen ka pozuar per kamerat, si per te treguar qarte se eshte i vendosur ta shijoje jeten tani qe i dha fund lidhjes 28-vjecare me ish-gruan.

Divorci i aktorit shihet si nje nder me te shrenjtet ne historine e Hollivudit. Mel ka shtate femije me ish-gruan, ndersa Oksana ka nje djale me aktorin e James Bond, Timothy Dalton.