Felipe Melo dhe Juve jane gjithmone e me prane njeri-tjetrit. Nga ana tjeter eshte Fiorentina qe ka vene nje shume prej 25 milione euro dhe ishte ajo shume prane, por rivale kryesore e Juves per te fituar sherbimet e brazilianit duket se tani eshte Arsenali. Madje topcinjte e Londres jane shprehur zyrtarisht se Melo ka arritur nje marreveshje paraprake me klubin e tyre. "Ne deshirojme qe te kemi ne skuader Melon. Nuk ka asgje ne kete mes me Juven. Per Melon eshte interesuar Arsenali," - eshte shprehur nje drejtues i Fiorentines. Melo dukej shume prane nenshkrimit te kontrates me vjollcat, por gjerat tashme jane nderlikuar shume. Filipe Melo beri nje prezantim te shkelqyer ne Kupen e Konfederatave, gjate javes se kaluar. Lojtari pas perfundimit te ndeshjeve nderkombetare eshte kthyer ne nje ceshtje te merkatos.