Felipe Melo nuk eshte akoma nje lojtar i Juventusit, por me 28 korrik ai pritet te rikthehet ne Itali me klubin bardhezi. Te dhenat zyrtare informojne se Melo, do te jete nje perforcim i radhes, nder me te rendesishmit per Juven. Dje ka qene dita e komunikimit dhe sipas lajmeve eshte arritur nje akord mes Juves dhe Filipe Melos. Fakti i vetem eshte se agjente te Juves dhe ai i lojtarit, kane folur me klubin dhe nuk eshte pergenjeshtruar asgje, per nje marreveshje te mundshme. Kalimi i Melos tek Juve, pritet te jete nje nder me te rendesishmit ne tregun e veres. Fiorentina duke pare interesin e disa klubeve te tjera nuk ka leshuar "pe", per cmimin e lojtarit (oferta do te jete afro 18 milione euro). "Nuk eshte se duam vetem Filipe Melon. Jemi te interesuar per tre lojtare cilesore", - eshte shprehur nje drejtues i Juventusit. Ndoshta Zdenek Grigera do te jete nje rast tjeter.