Një foto sa 1000 fjalë..Indrit Fortuzi dhe Agustin Kola duke festuar një gol, Ardian Mema me entuziazëm që i afrohet dy prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e klubit. Një postim kuptimplotë i trajnerit aktual në rrjetet sociale, duket se ka kaluar një jetë qëkur ajo Tiranë dominonte në fushën e lojës, argëtonte çdo admirues të futbollit pavarësisht ngjyrave dhe muzeu i klubit kishte nevojë të zgjerohej sepse nuk përballonte më trofetë e fituar nga skuadra.


Kur shtëpia thërret është vështirë ta refuzosh dhe Mema duke rrezikuar edhe të ardhmen e tij në këtë profesion ka pranuar të marrë mbi supe një barrë vërtetë të rëndë, pa diskutim që edhe një teknik tjetër do ti thoshte po 24 herë kampionëve nëse presidenti Halili do ja kërkonte, por askush nuk do ta ndjente në shpirt situatën sepse për ta kuptuar gjendjen aktuale të Tiranës duhet të kesh derdhur gjak për ato ngjyra dhe jo vetëm në kuptimin figurativ. Një njeri që është rritur në atë klub madhështor nuk e koncepton dot fjalën mbijetesë.


Duket sikur ajo Tiranë foton e së cilës vendosi të ndante Ardian Mema në rrjetet sociale nuk do të rikthehet për një kohë të gjatë, megjithatë forcën vetë tekniku e gjen tek ata persona në venat e të cilëve rrjedh gjaku bardheblu, personave që Tiranën nuk e shohin si thjesht një skuadër por si një nga dashuritë më të mëdha. Të gjithë ata bashkohen tek një fjali : Mos u dorëzo, Tirona do ja dale.



14 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)