Migen Memelli nisi stërvitjen e parë me 23-herë kampionët, me të cilët do të luajë si i huazuar për një vit e gjysmë. Sulmuesi i njohur ishte në qendër të gazetave sportive.
"Gjetëm mirëkuptimin me presidentin Halili, me të cilin dua të theksoj se kam biseduar vetëm për 15 minuta dhe gjithcka e kemi mbyllur në mirëkuptim të plotë", - thotë sulmuesi 28-vjecar për "Sport Ekspres", i cili më parë është aktivizuar në Shqipëri me Skënderbeun, Teutën, Elbasanin e Lacin, duke shënuar në total 39 gola. "Personalisht do të bëj të pamundurën të fitojmë me Tiranën titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë"
"Jam stërvitur si ‘kafshë' në Suedi, duke pasur parasysh se trajneri nuk më aktivizonte dhe isha i detyruar që të mos i lija gjë mangët përgatitjes sime", - u shpreh ish-sulmuesi i Gaisit për "Sportin Shqiptar". "Nuk diskutohet që me Danielin (Xhafën) do të shënojmë shumë gola. Ia njoh mirë lojën dhe do të më pëlqente të ishte ai ‘pykë" e parë, e unë pas tij. Nëse riaftësohet shpejt dhe Muka, besoj se do të formonim një ‘tredhëmbësh' fantastik për Tiranën",.
"Objektivat e mia janë të njëjta me ato të Tiranës. Pra të dalim kampionë. Për këtë ekip kanë milituar vazhdimisht lojtarë cilësorë. Kam shumë besim se skuadra ime do të jetë në majën e futbollit në sezonin e ri", - citohet ish-sulmuesi i Bran Bergenit në Norvegji për "Metropol Sport".