Rrjetet sociale:





















































(ALBANIA SPORT) – Sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli, u pezullua dy ndeshje nga trajneri Alban Tafaj. Golashënuesi më i mirë i bardhebluve sezonin e kaluar pohoi se ai nuk është e keqja e Tiranës.



KOHA DO TA TREGOJË

“Nuk jam unë e keqja e Tiranës. Nuk jam unë lojtari i vetëm që Tafaj e ka kapur keq. Koha do ta tregojë nëse Tafaj ka të drejtë apo jo”. Trajneri Alban Tafaj dhe sulmuesi Migen Memelli kanë shkëmbyer disa replika dhe gjatë ndeshjes së Tiranës kundër Skënderbeut në Korçë (1-1). Tirana do të luajë sot në Kupën e Shqipërisë kundër Lushnjës dhe të shtunën në kampionat kundër Gramozit.


Numri i klikimeve - 195
  E Merkure, 09 Dhjetor 2009