"Më vjen keq që nuk do të luaj në ndeshjen e kthimit të Kupës UEFA kundër suedezeve të Advitagerg", - kështu u shpreh ekskluzivisht për albania-sport.com, sulmuesi i skuadrës norvegjeze SK Bran Bergen, Migen Memelli, autori i tre golave të mrekullueshëm në ndeshjen e parë të luajtur në Bergen, më 10 gusht, takim që për cudinë e të gjithëve përfundoi në barazim 3-3. "Do ta kisha bërë patjetër edhe një gol kundër tyre", - shton dy herë "lojtari më i mirë i ndeshjeve" të SK Bran kundër irlandezëve të Glentoranit dhe suedezëve të Advitaberg. "Megjithatë, jam drejt riaftësimit dhe nesër do të shkojë të një klinikë mjekësore e qytetit së bashku me masazhatorin e ekipit për të vlerësuar gjendjen e këmbës", - pohon 26-vjecari Memelli, një nga sulmuesit shqiptare më të suskeshëm që luajnë në kampionatet e huaja, ku në "majë" të sukseseve janë katër gola të shënuar në kompeticionet ndërkombëtare me klubin e tij norvegjez, që kryeson bindshëm edhe kampionatin vendas, por tashmë ka pas shpine, me vetëm një pikë prapa skuadrën e mirënjohur Rozenborg (31-30)
"Edhe trajnerit tim, media vendase po i bën presion për shpejtimin riaftësimit tim, por besoj se pas dhjetë ditësh do të jem gati, edhe pse do të humb ndeshjen e Kupës UEFA dhe atë të kampionatit kundër Molde, që ndodhet në vendin e fundit", - pohon Memelli.
Migeni është shumë i mirë i informuar edhe për fitoren 3-0 të ndeshjes së parë të Kombëtares shqiptare kundër San Marinos, të zhvilluar të mërkurën në mbremje. "E kam ndjekur rezultatin dhe komentet përmes internetit. Është një fillim shumë i mbarë i trajnerit Baric. Unë si Migen i uroj atij dhe Kombëtares të vazhdojë kështu edhe në ndeshjet zyrtare në eliminatoret për Euro 2008. Ndoshta mbërrijmë edhe ne finale", - uron sulmuesi përmes faqes albania-sport.com.
Dash Frashëri