Përveç faktit se ka përforcuar pozitën e tij si golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar në këtë sezon (17 gola në 26 ndeshje), Migen Memelli të dielën ka vendosur edhe një rekord kombëtar. Goli i para i tij ndaj Flamurtarit është shënuar pas vetëm 7 sekondash lojë. Rekordi i golit më të shpejtë në kampionatin shqiptar mbahej nga Muzakës me 10 sekonda në ndeshjen Partizani-Apolonia në sezonin 2006-2007. "Jam i kënaqur me dygolëshin, u shpreh dje Memelli. Këto dopjetë ia dedikoj tifozerisë". Ndërkohë që sulmuesi ka folur edhe për periudhën e mirë që po kalon Tirana në këtë pikë të sezonit, por edhe për rivalitet në luftën për titull. "Kemi dhe shumë punë përpara dhe mendoj se me një ritëm të tillë do t‘ia dalim mbanë të fitojmë titullin. Fitorja jonë e fundit ishte sinjal për rivalet tanë".