(ALBANIA SPORT) – Sipas gazetës sportive “Sport Ekspres”, sulmuesi i Flamurtarit, Migen Memelli është kërcënuar me jetë nga drejtuesit e Laçit, nëse golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar do të shënonte në pjesën e dytë të ndeshjen Laçi-Flamurtari (3-2, java 21, 12 shkurt 2010). Ish-sulmuesi i Tiranës kishte shënuar në pjesën e parë golin e parë të Flamurtarit ne pjesen e pare te mbyllur me rezulatin 3-2. Gjithçka ka ndodhur në pushimin midis pjesëve të ndeshjes. Sipas gazetës “Sport Ekspres”, “drejtuesit e Laçit, madje dhe presidenti Laska është futur në dhomat e zhveshjes dhe ka terrorizuar futbollistët miq”. “Ka pasur një pistoletë të vendosur në brez – shkruan “Sport Ekspres”, - dhe ka lëshuar një mori fyerjesh kundër sulmuesit Memelli. Duke qenë pika më e fortë e skuadrës vlonjate, ai e ka kërcënuar rëndë, me jetë, nëse ai do të shënonte në pjesën e dytë”. Në fakt, të pesë golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë. Drejtuesit e Flamurtarit nuk kanë bërë një denoncim për një ngjarje të tillë.  Gjyqtari i takimit ishte ndërkombëtari Albano Janku. Burimi: Albania-sport.comE Shtune, 13 Shkurt 2010






 
Shto dhe ti komentin tend



Emri dhe e-maili