Aty ku shenon Tirana, nuk ka se si te mungoje Migen Memelli.

Edhe ne sfiden e djeshme, qe bardheblute kane luajtur kunder Beses ne Kavaje, golashenuesi me i mire i kampionatit ka lene firmen e tij. Sulmuesi korçar, i ardhur nga skuadra norvegjeze e Bran Bergen ne fillim te ketij sezoni, ka qene autori i golit te avantazhit te bardhebluve ne kete sfide.

Ai shenoi ne minuten e 19 te ndeshjes, pasi perfitoi nga nje kthim i pakujdesshem i topit nga mbrojtesit e Beses dhe i vetem me portierin nuk e ka pasur te veshtire te kalonte topin ne rrjete. Por Tiranes nuk i ka mjaftuar vetem nje. Me golin e shenuar dje ne Kavaje, lojtari bardheblu eshte ngjitur ne kuoten e 20 te tilleve ne krye te listes se golashenuesve me te mire te kampionatit shqiptar.

Memelli ka realizuar objektivin qe i kishte vene vetes ne fillim te sezonit: shenimin e 20 golave me bluzen e Tiranes.