Leonard KarajNuk ka më vend për Migen Memellin tek skuadra e Tiranës. Lajmi bëhet i ditur nga Njëshi i klubit bardheblu, Refik Halili. Presidenti i kësaj skuadre ka konfirmuar se nuk do të pranojë që futbollisti në fjalë të rikthehet sërish tek Tirana në rast s ky i fundit do të kërkojë një gjë të tillë. “E thm prerazi se te Tirana nuk ka më vend për Memellin. Ne nuk mund të pranojmë që një futbollist të vijë, të ikë kur të dojë, pra në pak fjalë të bëj çfarë të dojë se në fund të fund e ka një vend në këtë skuadër. Absolutisht jo. Tirana është një skuadër e madhe, serioze tek e cila të gjithë duan që të vijnë e të bëhen pjesë e saj, kjo për faktin se këtu çdo gjë është e rregullt si porsa i përket anës financiare por edhe emrit që në fund të fundit ky klub mbart”, ka pohuar fillimisht Halili në një prononcim për gazetën “Panorama”.Migen Memelli erdhi tek Tirana në merkaton dimërore të 2008-ës nga GAIS Goteborg (Suedi) duke firmosur një kontartë 1-vjeçare për deri në dhjetorin e 2009-ës. Më pas futbollistit iu afrua rinovimi nga presidenti i Tiranës Refik Halili, por ai nuk e firmosi duke shprehur (jo zyrtarisht) “besnikëri” Tiranës pësra i përket kampionatit shqiptar, por me dëshirën për të provuar pikë së pari nëse do të mundte të nënshkruante për një skuadër jashtë Shqipërisë. Në fakt Memelli aktualisht ndodhet pranë skuadrës ruse Spartak Nalçik, tek e cila po provohet prej disa ditësh. Pritej që ai të firmoste kontratën e tij që në fillim të kësaj jave por edhe pse kanë kaluar gjithë java, sulmuesi nuk ka arritur ende akordin me ekipin rus. Pikërisht duke iu referuar tratativave jo shumë të suksesshme të Memellit me Spartak Nalçik, presidenti i Tiranës, Refik Halili pohoi se në rast se futbollisti nuk do të arrijë të firmosë për këtë skuadër ai nuk do të lejojë që Memelli të rikthehet tek klubi bardheblu. “Do më vinte keq nëse ai nuk do të firmoste për ndonjë skuadër jashtë Shqipërisë, por ne tashmë jemi të kompletuar dhe nuk mund ti hapim dyert e klubit kujtdo sa herë iu teket lojtarëve”, pohoi Refik Halili. Gjatë merkatos së janarit Tirana arriti të marrë shërbimet e sulmuesit Sabino Plaku, për të cilin presidenti Halili pagoi 30 mijë euro (kartonin e futbollistit). Me këtë blerje sulmi i skuadrës bardheblu është sërish i kompletuar ndaj rikthimi i Migen Memellit është thuajse i padëshirueshëm.