Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare (PDSH) ne Maqedoni, Menduh Thaci, deklaroi ne Tirane, se "ajo qe ka me teper rendesi per Kosoven eshte e ardhmja dhe hapat qe duhet te ndermerren per te ecur perpara". I ftuar ne forumin "Kosova dhe Sfidat pas Pavaresise", qe u zhvillua ne Tirane, Thaci tha se "e rendesishme eshte te mendojme, se cfare duhet te bejme pas pavaresise se Kosoves, e jo cfare kemi bere para shpalljes se saj". Duke e cilesuar korrigjim te historise, shpalljen e pavaresise se Kosoves, zoti Thaci deklaroi se "Kosova iu rikthye me ne fund banoreve te saj, qe me shekuj kane jetuar ne kete pjese te Ballkanit, duke dhene kontributin e tyre te cmueshem jo vetem per historine kombetare por edhe me gjere". "Gabimi qe iu be shqiptareve ne konferencen e Berlinit te vitit 1978, ishte pasoje e interesave te gjera strategjike te pazarit politik ndermjet faktoreve reale te asaj kohe, ku ne vecanti shquhej roli i Rusise, e cila u be sponsor i interesave te shteteve sllave", tha Thaci.
Lideri i PDSH-se ne Maqedoni u shpreh me nota optimiste per sa i takon marredhenieve qe duhet te kete tashme Kosova me shtetet e tjera te botes, duke theksuar se "pas shpalljes se pavaresise se Kosoves do te shfaqen probleme te natyrave te tjera, qe mund te perkufizohen si aftesi apo paaftesi per shtetin ligjor dhe funksional". Ne kete dimension duhet te shfaqen afrimitete te tjera ndertuese ne dallim nga faza qe e lame pas, kur procesi historik kerkonte energji dhe kapacitete per rrenim te atij sistemi qe prodhonte represion, ne emer te vlerave ideologjike dhe nacionaliste", tha Thaci.