Ne dhomen e gjumit ndizen dritat dhe pak minuta me vone vendoset edhe muzike me ze te larte. Banori i pare qe zgjohet eshte Edi. Ai shkon prane Liamit dhe fillon te luaje me te duke e zgjuar. Edi shtrihet siper siper Liamit qe po fle dhe kercen mbi krevatin e tij. Kjo ben qe Liam te zgjohet. Si zakonisht Liami zgjohet shume energjik dhe duke kercuar me muziken ne sfond.



shte bere e pertitshme qe Liam kur zgjohet fillon te zgjoje banoret duke u punuar rrengje te ndryshme. Ai fillon te kendoje me ze te larte dhe duke perplasur duart por banoret nuk zgjohen. Me pas ai fillon te beje zhurme duke goditur muret dhe duke thirrur ne emer banoret njeri pas tjetrit. Keshtu ata fillojne te zgjohen me radhe.



Pasi zgjohen banoret fillojne te merren me punet e tyre personale por Liami vazhdon te beje lojra me ta. Ai ndersa lan dhembet lag me uje Anilen por ajo nuk i pergjigjet lojes se tij. Me pas Liami shkon ne ballkonin prane pishines dhe pret me nje jastek ne dore qe ndonje banore te kaloje aty dhe ai ta godase. Ermali eshte ai qe ia kthen lojen me loje. Ai mbush me uje nje kuti shampoje dhe pret te lag Liamin i cili eshte ne prite per ta gotitur me jastek.



Liami kercen ne menyre qesharake dhe te tjeret qeshin me te. Ne shtqpi fillojne edhe ngacmimet dhe shakate ndersa perpiqen qe te mesojne alfabetin mbrapsht qe do ta realizojne gjate proves se sotme.

Keshtu mengjesi ne shtepine e Big Brother ka nisur hareshem me shume lojra shaka e ngacmime mes banoreve.