Pritet vetëm zyrtarizimi, por Majkëll Esien është lojtari më I ri I Milanit.
Klubi italian ka arritur marrëveshjen me Çelsin si dhe ka marrë përgjigje pozitive nga trajneri Zhoze Murinjo që ka lënë të lirë mesfushorin ganez.
Esien do të tranferohet te Milani në formë huazimi dhe konsiderohet si përforcimi I parë për trajnerin Klarens Zedorf.
Futbollisti mund të luajë edhe në Ligën e Kampioneve me skuadrën milaniste, pasi gjatë këtij sezoni ka qëndruar jashtë listës Champions të skuadrës së Çelsit.
Fabio Kapelo rinovon kontratën me Rusinë
Fabio Kapelo do të jetë trajneri I kombëtares së Rusisë deri në vitin 2018.
Tekniku italian ka firmosur rinovimin e kontratës me Federatën Ruse të Futbollit, duke hedhur poshtë çdo dyshim në lidhje me të ardhmen e tij.
I cilësuar si një nga trajnerët më të mirë në Botë, Kapelo kualifikoi përfaqësuesen ruse në Botërorin 2014.
Por edhe pasi të përfundoi aventurën në këtë kompeticion, ai do të drejtojë skuadrën edhe në eliminatoret e kampionatit europian dhe ato të Botërorit 2018 që do të zhvillohet në Rusi.