Kancelarja, Angela Merkel, e ka konsideruar një akt të ‘hidhur dhe zhgënjyes’, arrestimin e gazetarit turko-gjerman, Deniz Jucel në Turqi, teksa është shprehur se korrespondenti është trajtuar në mënyrë të padrejtë. Reagim ka patur edhe nga Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. Ky i fundit është shprehur se Ankaraja ka dhunuar disa parime themelore të demokracisë, ndërkohë që bëri thirrje për lirimin e gazetarit.
‘Një akt të hidhur dhe zhgënjyes’ e ka cilësuar kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, arrestimin në Turqi të korrespondentit të gazetës gjermane Die Welt, Deniz Yücel.
Në një prononcim për mediat, Merkel theksoi se gazetari është trajtuar në një mënyrë të ashpër dhe jo proporcinale dhe që për më tepër, flitet për një person i cili u dorëzua vullnetarit përpara gjyqësorit dhe që pranoi të hetohej nga organet kompetente për rastin në fjalë.
E ndërkohë, më i drejtpërdrejtë ka qenë në reagimin e tij, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
Shefi i diplomacisë e konsideroi arrestimin e Yucel, një privim nga të drejtat e tij themelore.
Ai tha gjitahshtu se Berlini është në pritje që gazetari të lirohet dhe që Ankaraja të respektojë principet kryesore sikurse është e drejta e shprehjes.
Autoritetet e mbështetën arrestimin mbi akuzat e propagandës dhe nxitjes së dhunës.
Korrespondenti i të përditshmes gjermane Die Welt Deniz Yucel u ndalua menjëherë pasi raportoi për disa emaile që supozoheshin se ishin marrë nga një haker nga llogaria private e Ministrit të Energjisë Berat Albayrak, i cili është njëkohësisht edhe dhëndri i Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Të hënën një gjykatë në Stamboll vendosi qëndrimin e Jucel, qytetar me shtetësi të dyfishtë gjermano turke në burg pa pafat.
Ai është gazetari i parë gjerman që ndalohet në vazhdën e të gjitha arrestimeve dhe ndalimeve pas grushtit të dështuar të muajit korrik.
Kjo nuk është hera e parë që Turqia përballet me akuza të ashpra nga vendet perëndimore në lidhje me lirinë e shtypit.
Edhe më herët, Ankaraja ka patur kritika të ndryshme, e sidomos për arrestimet e shumta që janë kryer pas tentativës së dështuar për grusht shteti si dhe mbylljes së disa mediave.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter