“Aneksimi i Krimesë ka qenë një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe kjo justifikon përjashtimin e Rusisë nga G8”.


Kështu u shpreh Angela Merkel, teksa i përgjigjej pyetjeve të deputetëve të Bundestagut.  Ndërkohë ë sesionin e parë të pyetjeve dhe përgjigjeve në parlament të mërkurën, një ligjvënës nga Partia Kombëtare Alternative për Gjermaninë, Michael Espendler, e pyeti Merkelin nëse ishte e drejtë të dëbonte Rusinë nga G8 dhe nëse do të ishte mirë për të ringjallur koordinimin.


“Unë jam në favor të dialogut me Rusinë, edhe nëse ka dallime”, shtoi Merkel për ata që e pyetën nëse Berlini synon të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën për të mbrojtur interesat gjermane.


Por kancelarja gjermane hodhi poshtë idenë e rikthimit të Rusisë në G8, formulë e vendeve kryesore industriale, e cila u shndërrua në G7 Rusia u hoq pas aneksimit të Krimesë.


Merkel u përgjigj se G-7, siç është tani, është përcaktuar nga prania e anëtarëve që respektojnë të drejtën ndërkombëtare. Dëbimi i Rusisë ishte i pashmangshëm”, theksoi ajo.


Merkel tha se priste “diskutime të ashpra” në takimin e G7-së në Kanada këtë javë, duke qenë se në thelb të diskutimeve do të vendoset lufta tregtare me SHBA, e cila ka vendosur tarifa për importin.


Kanadaja do të presë samitin e G7 në Charlevoix, Quebec, të premten dhe të shtunën, ndërsa Merkel pritet të drejtojë takimin dhe pastaj të përballet me pyetje.


6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)