Mero Baze


Ka dy paradokse të mëdha në debatin për rrjedhjen e votave të PD në favor të Gramoz Ruçit. Paradoksi I parë është ai I PD, që debaton nëse janë blerë votat, nëse janë manipuluar, apo nëse janë dhënë me dëshirë. Dhe si përfundim Berisha i vuri kapak që nuk janë vjedhur. Pra ngelet që janë blerë, apo janë dhënë me dëshirë.


Paradoksi i dytë është nashkalimi i debatit për votat e LSI. LSI ka pasur së paku shtatë vota hapur pro Gramoz Ruçit. Për këto jo vetëm nuk diskutohet, por LSI lavdërohet si shembull i mirë, që ka larguar deputetët nga salla. Biles kritikët më të fort të PD, marrin këtë si model sjelljeje.


Tani që te jemi serioz debati po bëhet pse është votuar formalisht Gramoz Ruçi, apo sa vota ka Gramoz Ruçi në këtë parlament.


Nga një llogari e thjeshtë pa asnjë egzagjerim, Gramoz Ruçi ka së paku 88 vota në këtë parlament. Nëse procesi do ishte I lirë, nëse LSI nuk do kishte ikur, për Gramoz Ruçin do të votonin 88 vota.


Nëse e keni seriozisht debatin, se këtij njeriu nuk I duhet dhënë vota, diskutoni këtë fakt, dhe jo marifetet si ai të mos merrte 88 vota


Ata deputetë janë në sallën e parlamentit dhe do të jenë katër vjet dhe 88 prej tyre janë pro Gramoz Ruçit.


Pikërisht këtu nis dhe keqkutpimi i debatit.


I gjithë debati po zhvillohet për mënyrnë se si duhet fshehur ky fakt dhe jo si duhet të mundej Gramoz Ruçi. Pra atë gjithë palët kunsërshtare, bien dakord që Gramoz Ruçi I ka këto vota, por nuk ishte mirë që të merrej vesh.


Kjo është banale dhe apolitike


Përderisa Gramoz Ruçi I ka këo vota, atëhere ai është njeriu më I votuar I parlamentit dhe këtu mbyllet çdo debat. Pastaj arsyet përse LSI dhe PD kanë zgjedhur deputet që duan dhe Gramozin, është problem I tyre, por kjo nuk ndreqet më.


E vëretat është se Garmozi I ka ato vota dhe me mënyrën se si debaton PD dhe LSI e pranon këtë fat. Debati mes tyre tani ka mbetur tek taktikat dhe teknikat se si mund të fshihet ky fakt. Rrethi I Berishës në PD I sugjeron PD, se duhet të kishte vepruar si LSI, të ikte nga senaca për të fshehur deputetët tradhëtarë. LSI duket e qetë që e ka fshehur pafuqinë e saj përballë Gramozit Shtypi zien të gjej tradhëtarët e PD. E gjitha kjo është një banalitet, pasi provon faktin që Gramozi I ka këto vota, por thjesht duhet fshehur. Pra debati ka përfunduar në pikën se si të gënjejmë popullin që nuk jemi me Gramozin dhe jo se si jemi kundër Gramozit. Kjo thjeshtë e bën më qeshrake opozitën dhe ja rrit më shumë autoritetin Gramozit në Kuvend.


Zotësi e opozitës është të rrij në sallë, të votoj dhe të përballet me popullaritetin e Gramozit dhe jo të diskutoj si mund të shmang përballjen me të.


Në këtë pikë PD më duket se është më e ndershme që ka qëndruar në sallë dhe me e përgjegjshme që ka votuar. Së paku tani e  dimë që tre deputetë të PD, janë me Gramozin. Po të ksih ndenjë dhe LSI, mund të ishin dhjete, por do fshihej fajkti që tre ishin të PD dhe do ti merrte përsipër të gjithë LSI. E vetmja gjë që ka bërë mirë LSI, është që ka dëmtuar PP, duke e nxjerr zbuluar, por jo se ka dëmtuar Gramozin. Thjeshtë ka fshehur pafuqinë  e saj për tu përballur me të. Dhe mire ka bërë, që nuk e ka nisur me humbje, por nuk shikoj gjëkundi ndonjë fitore. E vetmja fitore është e atij që i ka 88 vota në parlament. Të tjerat janë variacione gënjeshtrash, se si ta fshehim këtë fakt.