Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit e si pasojë janë djegur dy të tjera.


Ngjarja ndodhi në lagjen nr.6 të Durrësit në rrugën Bashkimi, ku një mjet tip Benz me targat AA035MY ka marrë flakë.


Më pas dy të tjera që kanë qenë të parkuara aty pranë, janë djegur pjesërisht.


Forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë policia po punon për përcaktimin e shkakut.