Kryetari demokrat Lulzim Basha dhe ambasadori amerikan Donald Lu kanë zhvilluar një takim rreth 30 minuta në ambientet e selisë së Partisë Demokratike.


Burime pranë PD bëjnë të ditur se Lulzim Basha dhe ambasadori Lu shkëmbyen pikëpamje mbi zbatimin e reformës në drejtësi, luftën kundër krimit dhe drogës dhe proceset e ardhshme politike brenda Partisë Demokratike.


Kjo vizitë e ambasadorit amerikan në selinë blu mbërrin në kohën që partia më e madhe opozitare është në qendër të akuzave në lidhje me burimin e parave për lobim në Uashington.


Mësohet se Donald Lu ka shmangur mediat dhe takimi ka nisur që në orën 11:00 të paradites së sotme.


Partia Socialiste dhe vetë Kryeministri Edi Rama kanë hedhur dyshime lidhur me financime të paidentifikuara ruse ndaj PD.


Ndërkohë nga ana e tij Basha, i është përgjigjur Ramës duke i thënë se le të jenë hetimet e Prokurorisë ato që do të thonë të vërtetën.


13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)