Koreja e Veriut ka testuar një  armë të zhvilluar rishtazi dhe është ultramoderne. Kjo ngjarje është ndjekur nga afër nga lideri i shtetit Kim Jong Un. Shumë pak dihet rreth armës dhe është edhe e re, por testimi i saj është shenja e fundit që Peniani po vazhdon militarizimin e saj dhe se bisedimet me Uashingtonin janë shumë të vakëta.


“Ai vazhdon të ketë një sjellje akoma më agresive për sa i përket negociatave me SHBA-në dhe po jep sinjale që nuk do të hapë rrugë dhe thjeshtë po kthehet tek praktika e tij e vjetër nëse SHBA nuk do të ndryshojë qasjen e tyre, tha Josh Pollack, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin Middlebury të Studimeve Ndërkombëtare në Monterrey, për CNN.


Ishte Agjencia e Koresë së Veriut shtetërore  ajo që dha lajmin për testimin e armës së re. Ajo dha detaje mbi vendndodhjen e ngjarjes dhe pak informacion në lidhje armën, duke shtuar se ishte porositur “personalisht” nga babai i Kimit dhe paraardhësi, Kim Jong Il.


Një burim i qeverisë së Koresë së Jugut me njohuri ushtarake tha për CNN se arma ka të ngjarë të ishte një pjesë e artilerisë me rreze të gjatë “që ka gjasa të jetë një armë që lëshon shumë raketa njëkohësisht.  “Meqë është një test taktik i armëve, ne nuk e shohim atë si një provokim ushtarak të Koresë së Veriut”, tha burimi.


Ai shënon herën e parë që Kim ka marrë pjesë publikisht në një ngjarje të tillë të fokusuar ashpër ushtarake që nga samitet e tij të profilit të lartë me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe presidentin amerikan Donald Trump, në fillim të vitit 2018.


16 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)