TIRANE- Një adoleshent i ka lënë shtetit një mesazh me plumba letre se kishte vendosur bombë pranë shkollës "Petro Nini Luarasi", e cila do shpërthente si fishekëzjar. Ermir Veseli, ka lënë një çantë shkolle pranë ambjenteve të gjimnazit të sipërcituar në të cilën kishte montuar një aparaturë elektronike të lidhur me natriban dhe kishte lënë një mesazh me tekst "...Mesazh për shtetin. BOOOM!!!". Apartaura e lidhur me një bateri po që nuk kishte asnjë gram eksploziv është çmontuar nga policia e Tiranës, efektivët e të cilës konstatuan dhe mesazhin e sipërcituar.Nisur nga kjo situatë, policia ka kryer hetime duke verifikuar telefonatën që ka dhënë njoftimin në numrin 129,se pas 10 minutash 10 minutash do të ketë fishkzjarre. Nga hetimet e kryera është zbuluar emri i Ermir Veselit, i cili më pas është arrestuar dhe akuzuar për veprën penale të "Përhapjes së informatave të rreme që ngjallin panik" dhe "Njoftim i rremë në organet e policisë". Për këto akuza i riu është dënuar në 18 shtator 2015 me 3 muaj burg. Ndërkohë që ky dënim është konvertuar në 18 muaj për të qenë në shërbim prove. Mesazhi për shtetin Është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes kqyrje nga e cila, sikurse rezulton nga procesverbali i kqyrjes i shoqëruar edhe me tabelën fotografike përkatëse, është konstatuar në murin rrethues të gjimnazit "Petro Nini" Tiranë e mbeshtetur një çantë shpine me dy rripa, me mbishkrimin "Overland" çantë e cila fillimisht është skanuar nga ekspertët eksploziv me rreze "X" procedurë nga e cila janë krijuar dyshime per shkak të përftimit të imazhit të një mekanizmi dhe objekteve të tjera të dyshimta e pas kësaj është vendosur hapja në distancë me mekanizëm të posaçëm. Pas hapjes jane konstatuar brenda në të një kuti kartoni me ngjyrë të kuqe me mbishkrime në pjesën fundore të të cilës gjendet e ngjitur me dy shirita natribani me ngjyrë të zezë një letër e trashë me ngjyre blu e cila ka një mbishkrim me bojë të kuqe, gjysëm të lexueshëm pasi është dëmtuar nga hapja në distancë shënime përmbajtja e të cilave ka qënë "Mesazh për shtetin. BOOOM !!!. Letra në formë fisheku Pranë kesaj kutie gjenden të lidhura me natriban me ngjyrë të zezë tre copë tuba plastik si ato të hidraulikëve me ngjyrë jeshile, brenda vrimave të këtyre tubave gjenden letra me kuadrate të bëra në formë fisheku në të gjithë gjatësinë e tubave, po ashtu është konstatuar një llampë e vogël e ndezur, tre copa telash elektrike me ngjyrë gri dhe një tel me ngjyre blu si dhe 16 copë vida metalike dhe një pjesë lapsi i thyer me ngjyre blu, një tel me ngjyrë të bardhë si dhe 8 copë vida të tjera metalike. Objekte këto të cilat janë fiksuar dhe fotografuar dhe po ashtu janë marrë me cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme si dhe janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale. Letrat me kuadrate të bëra në formë fishekësh janë hapur por në to nuk janë konstatuar shënime. Me rreze X Çanta fillimisht është skanuar nga ekspertët eksploziv me rreze "X" procedurë nga e cila janë krijuar dyshime për shkak të përftimit të imazhit të një mekanizmi dhe objekteve të tjera të dyshimta. Letrat me kuadrate të bëra në formë fishekësh janë hapur por në to nuk janë konstatuar shënime. Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Shtator 2015 Redaksia Online (d.a/shqiptarja.com) 19 Ndiqni Shqiptarja.com në Facebook dhe në Twitter TAG: adoleshente burg plumba bombe