Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka dedikuar një mesazh prekës, motrës së tij Hajrie Osmanaj, e cila u nda nga jeta pas një sëmundje, të cilën sic thotë ai e e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet


Në një postim në Facebook, Berisha shkruan: 


Te dashur miq!


Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!

Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!



Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.


Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.


Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!


I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb




Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter