Manchester United ka njoftuar shitjen përfundimtarë të mesfushorit belg Marouane Fellaini në kampionatin kinez të futbollit, te skuadra e Shandong Luneng.


Mesfushori 31-vjeçar luante me Djajtë e kuq prej më tepër se 5 sezonesh, pasi iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit 2013.


Gjatë eksperiencës së tij në Old Trafford, Fellaini luajti 119 ndeshje, duke shënuar edhe 12 gola me fanellën e skuadrës angleze.


Gazeta Shqip