“Meshari” i Gjon Buzukut ashtu siç edhe mbërriti nën masa te rrepta sigurie u largua nga vendi i origjinës. Mbi 19 mijë persona nga hapësira mbarë shqiptare kanë parë nga afër veprën origjinale të Gjon Buzukut.
Numri i vizitorëve te Biblioteka Kombëtare ka thyer rekordin me ardhjen e librit të parë shqip të njohur deri më sot. Fluks më i madh i vizitorëve është regjistruar në datat 22, 23, 26 dhe 28 nëntor.
Kureshtja ka qenë nga grupmosha të ndryshme.
Pas largimit të veprës atmosfera në bibliotekë i është rikthyer normalitetin, shkallët i ngjisin dhe i zbresin vetëm anëtarët e saj dhe studiuesit. 
Ardhja e veprës në Shqipëri për ekspozim u bë e mundur nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Kulturës në kuadër  të 100 vjetorit të pavarësisë .