Reali i Madridit nuk mund te beje dot asgje perballe Barces. Distanca prej shate pikesh ne La Liga eshte shume e veshtire per tu ngushtuar. Nje mision i tille u behet edhe me i veshtire kastijaneve kur shikon se tredhembeshi i sulmit katalanas ne te tera kompeticionet ka shenuar deri me tani 83 gola.




Nje argjentinas nje asturian dhe nje nga Ishujt Kanarie. Ne pamje te pare mund te duket nje barcalete por nuk eshte aspak e tille. Themi keshtu duke qene se atyre qe po luajne kunder kesaj tresheje nuk u vjen aspak per te qeshur kur degjojne numrat e cmendur te golave qe kane realizuar. Behet fjale per tredhembeshin me ne mode te Evropes. Behet fjale per MVP-ne e Barcelones. Ketij sezoni magjik te Barces nje merite e vecante i shkon pikerisht MVP-se. Ne NBA eshte cmimi qe i shkon lojtarit me te mire te sezonit MVP do te thote Most Valuable Palyer pra lojtari me i mire nderkohe qe ne Evrope eshte thjesht nje shkurtim i tredhembeshit te tmerrshem te Barces. Flasim per Mesin Vijen dhe Pedron. Lojtaret qe deri me tani kane shenuar plot 83 gola per Barcen.



Mesi Most


Ne kete sezon te Barces pa dyshim me i miri eshte Leo Mesi. Futbollisti nga Argjentina eshte lideri i padiskutueshem i skuadres se Barces. Pleshti deri me tani ka shenuar numrin me te madh te golave nga ekipi i tij. Numri dhjete i katalanasve ka realizuar qe nga fillimi i sezonit plot 42 gola. 26 ai i ka realizuar ne La Liga 6 ne Ligen e Kampioneve 7 ne Kupen e Mbretit dhe 3 ne Superkupen e Spanjes. Ylli argjentinas qe ne Boteror nuk realizoi dot asnje gol shoqerohet nga dy lojtare te tjere mjaft te forte.



Vija Valuable


Pas zhgenjimit te madh vjen edhe me e bukura. Pas Ibrahimovicit tek Barca erdhi David Vija. EL Guaje qe deri me tani si ka vjedhur asgje askujt eshte kthyer ne njerin prej individeve me te rendesishem te Barces. Ne fillimet e tij ai luajti ne kategorite inferiore me Sportingun e Gijonit nga 1999 - 2001 luajti me Sporting Gijon B me pas nga 2001 - 2003 luajti per ekipin e pare. Me pas stacioni i ardhshem i Vijes ishte Saragoza. Ne kete skuader ai luajti nga 2003 deri ne 2005 atehere kur u transferua tek Valancia. Mestaja duartrokiti Vijen per plot pese sezone 2005 - 2010 ishte stadiumi i fundit prej ku u nis per ne Camp Nou te Barcelones. Ekipi per te cilin ka shenuar deri me tani plot 21 gola 17 te tille i numeron vetem ne La Liga. Nen ritmin e golave El Guaje nofka qe ka marre nga asturianet do te thote capkeni ka bere qe askush te mos kujtoje me Ibrahimovicin.



Pedro Player


Nje tjeter lojtar kyc i sulmit te Barces eshte edhe Pedro. I riu me besimin qe i dha Guardiola ia ka dale qe te zhgenjeje te tere kritiket. Deri me tani ai eshte kthyer nje njerin prej talenteve me te forte te La Ligas. Pedro me fanellen kuqeblu te Barces kete sezon ka realizuar 20 gola. Deri me tani ai eshte i treti nder listen e golashenuesve te ekipit. Vetem ne La Liga ai numeron plot 13 gola te realizuar.



MVP-ja drejt rekordit te Realit te Toshakut


Nje nga rekordet e pakta qe i ka mbetur pa thyer Barces se ketij sezoni eshte ai i Realit te edicionit te 1989-90 te La Liges. Ne ate vit madrilenet e drejtuar nga Xhon Toshak shenuan plot 107 gola ne 38 takime. Gjithsesi sa i perket Barces duket se ka shume kohe qe te thyeje edhe nje rekord te tille. Deri me tani pas 25 ndeshjesh ne La Liga Barcelona ka arritur qe te shenoje plot 76 gola. Tashme MVP-ja e Pep Guardioles ka plot 13 ndeshje ne dispozicion ku mund te shenoje perseri gola per tu thyer edhe rekordin e radhes rivaleve kastijane Realit te Madridit.