Deputetja Mesila Doda ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për takimin e djeshëm me gratë socialiste me rastin e 8 marsit.
Ajo e ka quajtur Ramën maskilist.
Është e shemtuar, eshte e turpshme, është maskiliste, thene ndryshe eshte anti-feministe, që ti mbledhësh gratë me 8 mars qe te brohorasin per nje burre, nga cilido krah politik qofte ky burrë.
Ju lutem mos i perdorni si mall marketingu edhe me 8 mars.
Te pakten këte dite lerini t’ja kushtojne vetes, problemeve qe kane dhe gezimit qe duan ti japin mikeve, familjes e femijve… Boll 364 dite, kursejani perdorimin edhe diten e festes se tyre, shprehet Doda.