Deputetja demokrate, Mesila Doda, duke folur në emisionin Pesë pyetjet e Babaramos, tha se kërcënimi i saj ndaj deputetit socialist, Sajmir Tahiri, se do të të var tek palma e Kryeministrisë, ishte thjesht një batutë.


Duke folur për presidentin, Mesila Doda tha se emri i ri do të dalë nga mazhoranca dhe do jetë një person nga instancat e larta të PD.


Gjatë një debati televiziv për ngjarjet e 21 janarit, Mesila Doda kërcënoi homologun e saj socialist se po iu afrua sërish kryeministrisë, do e varte tek palmat.