Mesila DodaDeputetja Mesila Doda ka folur në lidhje me çështjen e medaljeve të nderit dhe dekoratave. Ajo ka kërkuar që të dënohen krimet e komunizmit si dhe të hiqen dekoratat për xhelatët e diktaturës.


“Në Shqipëri ne vuajmë nga pandëshkueshmëria. Dalin ende njerëz sot, të cilët kanë krime të kaluara e na tregojnë historitë e romancat e tyre politike”, tha Doda.


Gjithashtu deputetja Mesila Doda shtoi se po  vonohet qëllimisht kalimi në kuvend i ligjit, por u shpreh e vendosur se ky ligj do të kalojë.


“Vazhdojnë përpjekjet mjerane për ta ngecur ligjin pa e çuar në seancë plenare. E kanë të kotë, ky ligj do kalojë, le ta tregojnë para shqiptarëve nderimet që u bënë xhelatëve”, deklaroi ajo.


Mesila Doda nuk është më deputete e PD-së dhe shumë shpejt pritet të kalojë kryetare e grupit parlamentar të PDIU-së.


24 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)