Lionel Messi po shkëlqen në La Liga dhe Champions, por ndien që tani presionin e Kupës së Botës që po afron, ku Argjentinës së tij i duhet të triumfojë pas disa dështimeve radhazi. Messi deklaroi se kampionati i ardhshëm Botëror në Rusi, është shansi i fundit për të dhe shokët e tij të skuadrës për të fituar një Kupë Bote. Ylli argjentinas ka fituar gjithçka me Barcelonën duke mahnitur botën, por karriera e tij me Kombëtaren nuk njeh të njëjtën lavdi. Messi dhe Argjentina kanë vuajtur dështimin në tre finale të mëdha radhazi. Në Kupën e Botës 2014-të ku u mundën nga Gjermania si dhe në finalet e dy edicioneve të Copa America.


Kam qarë shumë herë për shkak të ndeshjeve si këto, për finalet e humbura, atë që ato vlejnë dhe për faktin se nuk kam qenë i aftë të realizoj endrrën e një Kombi. Tre finalet e humbura ishin diçka e vështirë për tu pranuar.


Tanimë në moshën 30 vjeçare, ylli i Barcelonës kupton se dhe koha po skadon për të dhe për shokët e tij të skuadrës te Argjentina për të bërë diçka të madhe. 5 herë fituesi i Topit të Artë do të jetë 31-vjeç në qershor, dhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Sergio Aguero, Gonzalo Higuain, Angel Di Maria, Nicolas Otamendi apo Javier Mascherano do të jenë 30 vjeç ose dhe më shumë kur të startojë Botërori.


Ne varemi nga këto rezultate në Botëror për fat të keq, ne e ndiejmë se nëse nuk kurorëzohemi kampionë, ne nuk do të kemi  një tjetër shans.


Messi ëndërron të ngrejë lart trofeun e Kupës së Botës në Rusi, pasi Kombëtarja e tij humbi në kohën shtesë kundër Gjermanisë në Botërorin e 2014-ës në Brazil.


Imagjinoj sikur jam në finale, e fitoj dhe ngre Kupën.Është ëndrra që kam pasur gjithmonë dhe sa herë afron një Botëror bëhet edhe më e fortë. Dua tju them njerëzve se shpresoj që të jetë një Botëror i madh për ne, se dëshira ime është e njëjtë me të tyrën, dhe se ne mund të përjetojmë dicka të ngjashme me 2014, por me ndryshimin që këtë herë të ngremë trofeun.


Argjentina e nis aventurën në Botërorin e verës së ardhshme në të njëjtin grup me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë.


19 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)