Lionel Messi dha një intervistë të gjatë për prestigjiozen spanjolle Marca, ku foli edhe për mundësinë e rikthimit të Neymar te Barcelona.


E shoh shumë të vështirë. Do të më pëlqente që të kthehej për atë që përfaqëson si futbollist dhe sjelljen në dhomat e zhveshjes. Jemi shokë dhe i përjetuam bukur momentet kur luajtëm bashkë. E shoh të vështirë të largohet nga Parisi. PSG nuk do ta lejonte largimin e tij.


Messi edhe këtë herë kujtoi se Barcelona është shumë e fokusuar për të fituar Champions League-n.


Çdo vit, motivimi për ta fituar këtë trofe është i madh. Është kompeticioni më i veçantë dhe që më entuziazmon më shumë në nivel klubesh.


A do ta pranonte Messi ftesën e Ronaldos për ta vijuar rivalitetin mes tyre në futbollin italian?


Nuk kam nevojë për ndonjë ndryshim. Jam në ekipin më të mirë në botë. Sfidat e mia rinovohen vit pas viti. Nuk kam nevojë të ndryshoj ekip apo kampionat për të vendosur objektiva të reja.


Messi dhe Ronaldo e kanë fituar nga pesë herë secili Topin e Artë, duke dominuan skenën e futbollit në dekadën e fundit. Kjo diktaturë u thye në vitin 2018, me ish-bashkëlojtarin e Ronaldos, Luka Modric, që e mori çmimin në fjalë.


Pashë kandidatët për Topin e Artë dhe e dija që nuk isha në luftë. Unë e dua shumë futbollin, por familja është mbi të gjitha.


27 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)