Samuel Eto’o ka lëvduar Lionel Messin si “Zot i futbollit”, por ka paralajmëruar se Inter nuk ka frikë nga Barcelona. Reprezentuesi kamerunas e njeh mirë gjigantin katalan prej ku ishte larguar gjatë verës së vitit të kaluar, në marrëveshje shkëmbimi me Zlatan Ibrahimoviçin.



“Nëse ekziston një Zot i futbollit, emri i tij është Messi, ndërsa duhet pranuar se aktualisht ekipi më i mirë në botë është Barcelona”, tha Eto’o para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën. “Mirëpo në futboll mund të ndodhë gjithçka. Kemi të drejtë të ëndërrojmë”, u shpreh ai.