Ylli i Barcelones Lionel Messi do te kaloje vetem 10 dite jashte fushes per shkak te nje lendimi ne nyjen e kembes se djathte ka konfirmuar klubi katalan te henen.



Reprezentuesi argjentinas ishte bartur jashte fushes ne minutat e fundit te fitores 2-1 ne Atletico Madrid te dielen pas nje nderhyrjeje te ashper nga Tomas Ujfalusi. I



sh reprezentuesi i Republikes ceke u ndeshkua me kartonin e tij te dyte te verdhe ndersa Messi dukej ne dhimbje dhe u bart jashte fushes.



Por Barcelona nepermjet nje komunikate te publikuar ne ueb faqen zyrtare te saj ka njoftuar se Messi ka zgjatur ligamentet ne nyjen e kembes se djathte por nuk e ka demtuar ashtin.



Lendimi nuk eshte i rende sa frikesohej por 23 vjecari do te mungoje ne ndeshjet kunder Sporting Gijon dhe Athletic Bilbaos. Mirepo ai pritet te paraqitet ne udhetimin e Liges se Kampioneve ne Rubin Kazan me 29 shtator.