Është lojtari më i mirë në botë. Me lojën e tij magjike po trondit botën e futbollit. Është skuadra e Barcelonës që e bëri të famshëm. Por talenti i tij shkon përtej kufijve. Kritikohet për paraqitjet jo aq të kënaqshme në kombëtaren e tij, atë te Argjentinës. Por mbetet më i popullarizuari.


Argjentina do të zhvillojë ndeshje miqësore me Venezuelën,në një përballje ku priten më shumë se 100 mijë shikues.

Skuadra ka udhëtuar në Kalkuta,ku ka hasur në një pritje mjaft të ngrohtë. Rrugët e qytetit ishin të mbushura me postera dhe bluza të idhullit të tyre Messi.


Por kishte të atillë që me nostalgji shprehin dashurinë për të madhin Maradona. E më e mira nga kjo do të jetë që pikërisht Messi do të jetë kapiten i ri i skuadrës së Argjentinës në ndeshjen e shumëpritur kundër Venezuelës.