Tiranë- Pasi nuk kanë arritur të gjejnë të drejtën në tejëtr rrugë, mësuesit e Liceut Artistik të Tiranës kanë dalë sot në protestë, pasi nuk kanë marrë ende pagat e muajit të shkuar.


“Jemi në mes të dhjetorit dhe ende nuk kemi marrë pagën e muajit nëntor”- thonë mësuesit, të cilët bëjnë thirrje të gjendet një zgjidhje e shpjetë për këtë problem ekonomik.


Për shkak të protestës, sot në Lice nuk është zhvilluar mësim. Mësuesit deklaruar se kjo ëhstë një grevë një ditore paralajmëruese, në shenjë të mungesës së reagimit ndaj kërkesës së tyre.


Ministria e Arsimit, nuk ka dhënë ndonjë sqarim për vonesën e krijuar në marrjen e pagës së arsimtarëve, të cilët janë ende në pritje.