Ish-kreu i LSI, Ilir Meta ka vijuar tonet e ashpra ndaj kreut të PS dhe kryeministrit Edi Rama. Nga Fushë Kruja, Meta tha se nëse Rama prek një votë nuk ka vrimë që do ta fshehë.


Duke u ndalur tek i riu nga Fieri, Meta tha se 18-vjeçari u godit nga falangat e Ramës dhe sipas tij përgjegjës për këtë është personal i kryeministrit Rama. 


Meta: Mendjen, shpirtin dhe zmerën e kam tek një maturant në Zharrës të Fierit, te një 18 vjecar që voton për herë të parë të cilin një bandit, kryetar i PS atje së bashku me dy rilindas e kanë goditur me lopatë, pse voton për LSI.


Kjo nuk është rastësi, kjo është pjesë e një skenari ogurzi, të kryetarit të rilindjes i cili pasi mori peng PS, pasi dështoi me pucin për të bërë një reformë në drejtësi dhe ta bënte atë më keq se policinë e drogës, pasi dështoi të bëntë zgjedhje pa opozitën, duke u përpjekur të bëntë një puc tjetër, na mori dhe na shnderroi lulushin për ta përdorur atë kundër zgjedhjeve.


Pas këtij mitingu do të nisem për në Zharrës për të takuar këtë 18 vjeçar të plagosur nga falangat e Edi Ramës dhe askush tjetër dhe përgjegjësine e ka ai dhe e ka personale. Sepse është aid he vetëm ai përgjegjës për frymëzimin e dhunës, për direktivat që u çon cdo ditë drejtuesve të rilindjes në bazë që të përdorin kriminelet, dhunën paratë e drogës ndaj të gjithë atyrëe që votojnë për LSI apo cdo forcë që nuk i pëlqen atij.


Dua ti them që ti thërrasi mendjes përpara se të jetë vonë. Nuk vë dot dorë ai mbi votën e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë. As ia dhe as ai tjetri që në 96 u arratis në Greqi me fustan grash.  E di mirë unë trimërinë e atyre burracakëve që bëjnë si të fortë vetëm kur kanë kryetar bandash rreth vetes.  


Fati i Janukoviçit të Ukrainës do ti duket lule, sepse në këtë vend edhe nëse ka rënë kryetari i opziotës, edhe nëse bie policia e prokuroria nuk bie rinia.


Jo një mandate të preket, një votë të preket do tju jap fjalën e shqiptarit, të malësorit të skraparliut  nuk ka vrimë për edi ramën dhe për cilin dot tjetër ku të fshihet. Nuk do të ketë vrimë për hajdutllëkët dhe për ata shefat e policiëë të inkriminuar në trafikun e driogës. Askush të mos guxojë të verë dorë mbi njerëzit dhe mbi votën e shqiptarëve, ata nuk kanë gjë më të shtrenjtë.


Ka ardhur ora që ta fillojmë vetingun në 25 qershor me kreun e rilindjes e cila ishte vetëm një pabesi e pamëshirshme ndaj socialistëve dhe shqiptarëve.


Betohem sot për dhimbvjet e atij 18 vjecari se nuk do të ketë vrimë mbi Edi Ramën dhe mbi ata që do tentojnë të vënë dorë mbi zgjedhjet. Dhe për të gjithë ata që nxituan të thonë se Ilir Meta kërcënoi si Ivanov, unë nuk jam as Ivanov, as Edi Rama as Lulushi, as Berisha për mua nuk ka ghë më të rëndësishme sesa fëmijët e të gjithë shqiparëve. Unë nuk i le peng fëmijët dhe të rinjte në duart e një bande të droguar.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter