Ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe ai i serbisë Vuk Jeremiç janë takuar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Të dy krerët e diplomacisë shqiptare dhe serbe kanë dalë në një konferencë për shtyp ku kanë deklaruar se mes dy vendeve do të ketë bashkëpunim dhe projekte të reja me qëllim prespektive europiane.

Ministri Meta ka deklaruar se do të rritet bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha të ndryshme si dhe në kuandrin ligjor. Po ashtu Meta ka deklaruar marrëveshje të reja mes Shqipërisë dhe Serbisë. Nga ana e tij Jeremiç ka ftuar Ilir Metën në Beograd dhe ka deklaruar se në fushën diplomatike do të bashkëpunojë ngushte me Metën. Sipas Jeremiç Shqipëria dhe Serbia kanë prespektive europiane dhe do të punohet në këtë drejtim