Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar një aktivitet për Vitin e Skënderbeut, për të apeluar që 2018-a të jetë viti i reflektimit drejt integrimit në Bashkimin Europian.


Në aktivitetin për Vitin e Skënderbeut nga Qendra Kulturore Ortodokse, kreu i shtetit kërkoi bashkëpunimin e faktorit politik, në mënyrë që në qershor të hapen negociatat.


Le të jetë një vit i reflektimit në rrugëtimin drejt BE. Skënderbeu do të jetë ylli polar i vendit tonë në çdo kohë dhe çdo herë. Duhet të përforcojmë rrugën për çeljen e negociatave në qershor, kjo do të jetë e mundur përmes një bashkëpunimi mes të gjitha forcave deklaroi Meta.


Kreu i shtetit gjithashtu bëri thirrje që ky vit i përkujtimit të tij të jetë një vit drejtë integrimit tonë si komb përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike.


Ky vit i përkujtimit le të jetë një vit drejt integrimit tonë si vend, si komb, aty ku na e caktoi vendin heroi ynë në Europë, ylli polar i kombit tonë.


Kjo do jetë e mundur përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike për ta kthyer 2018 në një vend të sigurtë për të ardhmen europiane të vendit, tha Meta


17 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)