TIRANE- Konceptimi i ndertimit dhe modernizimit te nje porti te vecante ne Shengjin qe do te jete ne sherbim te zhvillimit te Kosoves vazhdon te jete nje angazhim madhor i qeverise shqiptare.
Kjo u be e ditur nga vete Ministri i Ekonomise Tregetise dhe Energjetikes Ilir Meta gjate takimit me Ministrin e Tregetise dhe Industrise se Kosoves Lufti Zharku.

Gjate ketij takimi ministri kosovar vleresoi se tepermi kete veprim te qeverise shqiptare ne ndihme te Kosoves.
Do te jemi dhe jemi ne nje dialog te vazhdueshem lidhur me shkembimin e propozimeve konkrete te cilat do te mundesojne realizimin e nje sipermarrjeje shume te madhe u shpreh ministri Meta.

Ministria e Transportit si pergjegjese per portin e Shengjinit eshte duke punuar per menyrat me te mira te shfrytezimit te atij porti per nevojat e bizneseve kosovare tha ministri kosovar Zharku.

Nje vend te vecante ne bisedimet mes Metes dhe Zharkut zuri forcimi i bashkepunimit ne nismat rajonale. Njekohesisht u bisedua per nenshkrimin e nje marreveshje bashkepunimi midis dy ministrive ne fushen e industrise dhe te tregtise per te rinovuar marreveshjet per nxitjen e investimeve te ndersjellta midis Shqiperise dhe Kosoves.

e.n/news24/BalkanWeb
Lidhje te tjera VIDEO Meta Porti i Shengjinit prioritet i qeverise