TIRANE- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta e cilëson protestën e 21 janarit si presion i Edi Ramës për të mbajtur Bashkinë e Tiranës.

Në një konferencë për shtyp, sot në mesditë nga selia e LSI-së ish zv kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, i cili dha dorëheqjen pas publikimit të videopërgjimit, tha se Rama po kër cenon në emër të popullit.

Më tej kreu i LSI-së i kërkoi kryetarit socialist t’i kthehet dialogut politik për të diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe “të mos qëndrojë peng i bandave”.
(s.g/BalkanWeb)