Kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaroi pas mbylljes së seancës parlamentare se raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit do të jetë gjatë ditës së nesërme, duke theksuar se po pritet opozita brenda të gjitha mundësive.


Meta: Natyrisht që jemi duke zhvilluar procedurat kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe natyrisht edhe ezaurimi i raundit të sotëm pa kandidat ishte tregues u vullnetit për të respektuar procedurat, por edhe durimit dhe vullnetit për të pasur mundësi për të biseduar edhe me opozitën që të kemi një proces sa më bashkëpunues dhe mundësisht sa më konsensual për zgjedhjen e presidentit të ri bashkë me opozitën. Dihet që kjo mazhorancë i numrat për zgjedhjet e presidentit të ri, por besoj se ky është një proces shumë i rëndësishëm që pa dyshim meriton edhe bashkëpunimin e tyre.


Konferenca ka vendosur që ky raund të jetë nesër, pra në një seancë më vete përveç seancës së zakonshme. Fakti që ky raund që do të bëhet nesër nuk i përjashton mundësitë që tre raundet e tjera. Pra janë 5 raunde. Ne do ta presim brenda të gjitha mundësive. Nuk mjafton vetëm ta presim, por duhet që opozita të vijë. Fakti që raundi i dytë do të bëhet nesër nuk do të thotë se raundi i dytë do të bëhet pasnesër.


Meta tha se shpresonte se javën e ardhshme të niste dialogu me opozitës për zgjidhjen e krizës duke nënvizuar se do të respektonte çdo rekomandim të Partive Popullore Evropiane.


Meta: Ne do të respektojmë çdo rekomandim nga ana e tyre për daljen nga kjo krizë apo para kriza. Unë do të doja që dialogu të kishte nisur që pardje. Shpresojmë që fillimi i javës së ardhshme të jetë pozitiv dhe të gjithë duhet të përgatiten për të qenë bashkëpunues dhe fleksibël për arritur pikat e takimit.


I pyetur për mos regjistrimin e koalicionit PS-LSI në KQZ dhe pretendimeve për shkelje të Kodit Zgjedhor, Meta tha se sipas kësaj logjike i bie që opozita të përjashtohet përfundimisht nga pjesëmarrja në zgjedhje.


MetaNe respektojmë çdo vullnet të institucioneve të tjera. Ne kemi treguar vullnet maksimal për ti dhënë më shumë kohë opozitës për tu regjistruar qoftë si subjekte politike, gjë që nuk ka ndodhur me shumicën prej tyre, qoftë si koalicion. Sipas kësaj logjike, i bie që opozita të mos regjistrohet më në zgjedhje dhe përpjekjet tona të mos zhvillohen më me opozitën në rast se do ti përmbahemi qëndrimit të zt.Bylykbashi, fjala vjen.  


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter