Zevendeskryeministri njeheresh minister i Jashtem Ilir Meta ne nje interviste per Zerin e Amerikes theksoi se permiresimi i Kodit Zgjedhor eshte rruga me e sigurt per te garantuar standardet me te larta per zgjedhjet e ardhshme. Meta i ka bere thirrje kreut te PS-se Edi Rama te mos pengoje ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Eshte gjeja me absurde qe nje opozite ose lidershipi i saj me i mire qe kerkon me te drejte ne parim transparence per zgjedhjet e kaluara te pengoje te vonoje ose te kushtezoje berjen e reformes zgjedhore kur dihet se permiresimi i ligjit zgjedhor eshte rruga me e sigurt per te garantuar standardet me te larta per zgjedhjet ne Shqiperi ne te ardhmen. Kjo eshte krejtesisht absurde dhe e papranueshme - u shpreh Meta. Ai vuri ne dukje se edhe OSBE/ODIHR-i ka shprehur rezerva per reformen zgjedhore. Duhet te theksojme se pavaresisht nga ndonje qellim i cili nuk do te doja ta vleresoja per te demtuar apo per te bllokuar mungesen e nje reforme te drejtperdrejte dhe gjitheperfshirese elektorale ne Shqiperi duhet te kene parasysh se Shqiperia e ka nje kod i cili ka qene me konsensual se cdo kod tjeter kodin Berisha-Rama te cilin ne natyrisht nuk e kemi mbeshtetur dhe per te cilin kemi pasur rezervat tona qe u konfirmuan edhe nga problemet qe u vune re ne zgjedhjet e kaluara - u shpreh Meta.





9 Shtator 2010